14:09 / E Enjte, 18 Prill 2024 / k.v

Një muaj paraburgim ndaj administratorit të “Albkings”

Gjykata Themelore në Prishtinë ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, administratorit të grupit “Albkings”.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, mbrojtësi i të dyshuarit, avokati Besnik Beqiri.

Caktimi i kësaj mase, është bërë pas mbajtjes së seancës dëgjimore.