13:23 / E Enjte, 25 Prill 2024 / G T

“Nuk e kam përfunduar projektin”, Xavi tregon arsyen pse ndërroi mendje: Vazhdojmë…!

Trajneri spanjoll, Xavi Hernandez, ka treguar arsyen pse ndërroi për të qëndruar në stolin e Barcelonës.

Sot në konferencë për media, Xavi tregoi se një nga arsyet e qëndrimit në klubin katalunas është projekti që e kishte krijuar kur firmosi me klubin para dy vjetëve, shkruan Indeksonline

“Kam ndryshuar mendje sepse e kam ndierë vërtet besimin e plotë nga bordi dhe lojtarët dhe nga presidenti. Ky projekt nuk ka përfunduar ende. Unë, stafi im të gjithë së bashku ndjejmë se kemi forcën të bëjmë gjëra të rëndësishme së bashku”, u shpreh Xavi

Xavi ka kontratë me klubin nga Katalunia deri në vitin 2025, por duket se do ta ketë mundësinë e vazhdimit në rast suksesi.

Kujtojmë që skuadra e Barcelonës këtë sezon e ka mbyllur pa trofe, pasi u eliminua nga Liga e Kampionëve, është shumë mbrapa titullit në La Liga dhe është eliminuar nga Copa del Rey./Indeksonline/