Nuk ndalet Prishtina, zyrtarizon edhe sulmuesin nga Shqipëria

Prishtina nuk po ndalet me transferime këtë verë.
Pas blerjes së tre yjeve të Llapit si Hamdi Namani, Blend Baftiu dhe Valmir Veliu, “Bardhekaltrit” kanë transferuar edhe sulmuesin nga Shqipëria, Akileu Ndreca.
Sulmuesi shkodran, u transferua nga Tirana për shumën e 200 mijë eurove dhe shihet si një përforcim për klubin kryeqytetas pas largimit të Axel Gnapit.
Ndreca, në sezonin që lamë pas kishte bërë 34 paraqitje me Tiranën ku kishte shënuar 8 gola dhe 1 asist./IndeksOnline/