14:56 / E Martë, 23 Prill 2024 / mp

Osmani uron Ditën e Komunitetit Turk: Gjuha dhe zakonet e komuniteteve e begatojnë Kosovën

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar për festën e Komunitetit turk. Osmani ka thënë se tradita, gjuha dhe zakonet e komuniteteve e begatojnë Kosovën dhe nxisin mirëkuptim, tolerancë e harmoni.

“Në Ditën e Komunitetit turk, festojmë për mozaikun e pasur të diversitetit etnik e kulturor të Kosovës. Tradita, gjuha dhe zakonet e komuniteteve e begatojnë Kosovën dhe nxisin mirëkuptim, tolerancë e harmoni. Komuniteti turk ka kontribuuar në procesin e shtetndërtimit dhe kontribuon në vazhdimësi në jetën tonë institucionale. Urime Dita e Komunitetit turk!”, ka shkruar Osmani.