12:43 / E Martë, 30 Prill 2024 / mp

Osmani: Ilazi mbetet shembull i luftëtarit me kauzë ndaj është heroi ynë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani në 25- vjetorin e rënies ka kujtuar heroin Ilaz Kodra. Osmani ka thënë se Ilazi mbetet shembull i luftëtarit me kauzë, i cili fatin e popullit të tij e vendosi mbi fatin personal, ndaj është heroi ynë.

“Sot në 25-vjetorin e rënies heroike, kujtojmë me respekt heroin Ilaz Kodra, një ndër luftëtarët e radhëve të para të UÇK-së, krahas kryekomandantit Adem Jashari.

Ilazi mbetet shembull i luftëtarit me kauzë, i cili fatin e popullit të tij e vendosi mbi fatin personal, ndaj është heroi ynë.

Ai do të mbetet udhërrëfyes për brezat dhe sikurse atëherë që ishte gardian i popullsisë civile nga regjimi gjenocidal i Serbisë, sot është gardian i lirisë dhe shtetit tonë bashkë me heronjtë e tjerë të UÇK-së.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për gjithë të rënët për liri!”, ka thënë Osmani.