23:09 / E Martë, 05 Mars 2024 / Zgjim Sefa

Osmani, Kurti e Konjufca nesër bëjnë homazhe në Prekaz

Gjatë ditës së nesërme krerët e shtetit do të bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz.

Osmani, Kurti, Konjufca duke filluar nga ora 11:00 do të bëjnë homazhe pranë varrezave të familjes Jashari.

Kjo në kuadër të 26-të vjetorit të Epopesë së UCK-së.

Theksojmë se sot janë shënuar disa aktivitete në kuadër të 26 vjetorit të epopesë./Indeksonline/