75 Mall Live Search
18:44 / E Martë, 16 Dhjetor 2025 / L A

Padyshim është viti i tij, Dembele fiton edhe trofeun e FIFA-së “The Best”

2025 është padyshim viti i Ousmane Dembeles.

Francezi, pas “Topit të Artë” ka arritur të fitojë edhe çmimin kryesor të FIFA-së “The Best”, si lojtari i vitit.

Dembele, sezonin e kaluar bëri 53 paraqitje ku shënoi 35 gola dhe 16 asistime, ku ishte më meritori për fitimin e “Tripletës” me PSG-në./IndeksOnline/