Pamje nga rënia e kulmit të ndërtesës së Komunës së Prishtinës

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës, mjekë e zjarrfikës kanë arritur në vendin e ngjarjes ku para pak minutave ka rënë në tokë kulmi i ndërtesës së Komunës së re të Prishtinës.

Dyshohet për persona të lënduar rëndë, mirëpo zyrtarisht ende nuk është konfirmuar nga Policia e Kosovës, transmeton IndeksOnline.

Ekipi i IndeksOnline ndodhet në vendin e ngjarjes dhe do t’iu mbajë të informuar për rastin


