Pamje nga stërvitja brutale e Kim Kardashian

Kim Kardashian së fundi ka njoftuar ndjekësit e saj në rrjete sociale për rutinën e saj të stërvitjes.
42-vjeçarja tregoi fizikun e saj teksa shfaqte trupin e tonifikuar e të skalitur me ndihmën e trajneres personale, Senada Greca, transmeton Indeksonline.
Në një intervistë të dhënë për Vogue, Kim ka njoftuar se stërvitet çdo ditë, duke filluar nga ora 5:30 të mëngjesit.

Po ashtu, ajo ka thënë se bën vetëm pesë orë gjumë në ditë./Indeksonline/


