75 Mall Live Search
15:11 / E Hënë, 16 Tetor 2023 / AR

Pas një beteje të gjatë me kancerin, vdes kandidatja e ‘Miss World’

Në moshën 18 vjeçare, Sherika De Armas, përfaqësoi Uruguain në konkursin e ‘Miss World’ në vitin 2015.

Por, pas një beteje dyvjeçare me kancerin e qafës së mitrës, ka ndërruar jetë, në moshën 26 vjeçare, transmeton Indeksonline.

Siç raporton New York Post, miqtë dhe familjarët i kanë bërë homazhe.

“Do të kujtojmë shkëlqimin tënd të bukur”, shkroi një mik i saj.

De Armas ka marr vëmendje për talentin e saj si modele. Ajo ishte e kënaqur me rezultatin e arritur.

“Mendoj që ëndrra e çdo vajze është të marrë pjesë në konkursin ‘Miss World’. Jam shumë e lumtur që kam pasur këtë përvojë”, kishte thënë në një intervistë për “NetUruguay”./Indeksonline/