Për herë të parë, pesë kosovarë startojnë në një ndeshje të Bundesligas
Ndeshja Hoffenheim-Heidenheim ka marrë një kuptim tjetër këtë sezon.
Kjo pasi që te të dyja skuadrat luajnë shqiptarë nga Kosova, me Hoffenheimin që ka 3 dhe Heidenheimi 3.
Lajm edhe më i mirë është se të gjithë ata do të jenë pjesë në formacionet startuese për këtë ndeshje.

Te Hoffenheimi luajnë “treshja e Përfaqësueses së Kosovës, Fisnik Asllani, Leon Avdullahu, Albian Hajdari si dhe te Heidenheimi lojtarët si Arijon Ibrahimoviq, Diant Ramaj dhe Leart Paqarada, i cili është jashtë fushave shkaku i lëndimit.
Kujtojmë se kjo ndeshje do të luhet sot në orën 15:30./IndeksOnline/

