Pinea Medical Center në Prishtinë, qendra e vetme në Ballkan që diagnostifikon dhe trajton infertilitetin mashkullor

Pinea Medical Center shënon një hap të rëndësishëm përpara në kujdesin shëndetësor në Kosovë, duke sjellë për herë të parë një Institucion laboratorik Evropian në vend. Kjo qendër shëndetësore përfaqëson një burim të vërtetë për inovacionin dhe përparimin në fushën e kujdesit mjekësor.
Në Poliklinikën dhe Laboratorin e Pinea Medical Center, pacientët janë të sigurt për të marrë një gamë të gjerë të shërbimeve laboratorike, duke filluar nga metodat bazike deri në Biologjinë Molekulare të klasifikuara sipas standardeve më të larta evropiane. Kjo ofron një avantazh të madh për qytetarët e Kosovës, duke u mundësuar inovacion diagnostik që deri më tani kishte munguar në Kosovë dhe më gjërë.
Në Pinea Medical Center, përqendrimi është në ofrimin e një gamë të gjërë të shërbimeve mjekësore dhe duke sjell elitën e mjekëve vendor, të specializuar dhe subspecializuar jashtë vendit që sjellin qasje të sinqertë ndaj pacientit, profesionalizëm, etikë, përkushtim dhe kulturë mjekësore europiane, po ashtu edhe qasje diagnostike multidisclipinare (konzilare) gjë e cila i ka munguar vendit tonë. Pinea ofron një gamë të gjërë të shërbimeve mjekësore duke përfshirë Andrologjinë, Mjekësinë Familjare, Pediatrinë, Gjinekologjinë, Hematologjinë, Endokrinologjinë, Kardiologjinë, Dermatologjinë, Nutricionin Klinik dhe shumë specialitete të tjera.
Për më tepër Poliklinika & Laboratori “Pinea Medical Center” është e vetmja qendër mjekësore në Ballkan që ofron diagnostikimin dhe trajtimin e avancuar të infertilitetit mashkullor. Me teknologji të fundit dhe specialistë të kualifikuar, ata janë të përkushtuar për të ndihmuar çiftet të realizojnë ëndrrën e tyre për t’u bërë prindër.
Mjekët dhe specialistët në Pinea Medical Center përdorin metoda moderne dhe pajisje të avancuara për të identifikuar dhe trajtuar shkaqet e infertilitetit tek meshkujt.
Një nga fokuset kryesore në Pinea është diagnostikimi dhe trajtimi i infertilitetit mashkullor përmes analizave të avancuara si Fragmentimi i ADN-së spermatike dhe shërbimeve të andrologjisë me spermiogram komplet automatik të validuar nga biokimistja klinike si e vetëmja në Kosovë e çertifikuar nga Microptic. Këto shërbime ndihmojnë në identifikimin e problemeve specifike të ifertilitetit mashkullor dhe ofrojnë trajtime të personalizuara për përmirësimin e mundësive për konceptim.
Nën kujdesin e Dr. Mentor Spahiu i cili është burimi juaj i specializuar për çdo problem të shëndetit dhe performancës mashkullore.
Poliklinika & Laboratori “Pinea Medical Center” bën zgidhje të shpejtë pasi të gjitha analizat punohen këtu në fusha të ndryshme si: biokimi, hematologji, imunologji, alergologji, sëmundje infektive, sëmundje metabolike dhe intolerancë ushqimore, intolerancë ndaj histaminës, endokrinologji, onkologji, infertilitet femëror dhe mashkullor, screening prenatal dhe Nifty testi, screening post-natal, PCR, ndërsa për disa sëmundje gjenetike më të rralla bashkëpunon me Synlab gjerman që është partner ekskluziv për Kosovë.
Në Pinea Medical Center “ punohen edhe analizat specifike e të rralla që laboratorët tjerë në Kosovë dhe rajon nuk i punojnë si “Paneli i thrombophilisë me 12 mutacione, çrregullimet metabolike si laktozë intolerancë, hiperkolesterolemia, mutacionet për fibrozën cistike, sëmundje autoimmune si Celiakia, Behcet etj, çregullimet hematologjike si Policitemia, sëmundjet infective seksualisht të transmetueshme, Paneli gastrointestinal për gastroenteritet. Paneli i infeksioneve të traktit urinar. Rezistenca në trajtim të Helicobacter pylori, Human Papilloma Virus gjenotipet me rikst të lart ndaj kancerit të qafës së mitrës.
Testimi per kollen e mirë ose Bordetella Pertussis- paneli respirator, ngarkesa virale per Hepatitet B dhe C. etj
Kjo qendër diagnostike ofron një kombinim të përvojës dhe ekspertizës së lartë, duke siguruar kujdes të personalizuar dhe cilësi të shkëlqyer në shërbimin ndaj pacientëve.
Me një laborator të pajisur me teknologjinë më të sofistikuar dhe ekipin më të specializuar, Pinea Medical Center garanton një përqendrim të lartë në efikasitet dhe saktësi në diagnozën dhe monitorimin e gjendjes shëndetësore të pacientëve. Standartet e larta laboratorike, përfshirë ISO15189 dhe kontrollat e jashtme të cilësisë, sigurojnë që çdo rezultat të jetë i besueshëm dhe të saktë për trajtimin e duhur të pacientëve.
Në një mjedis të dizajnuar me kujdes për të ofruar ngrohtësi dhe konfidencialitet të plotë, Pinea Medical Center është një partner i besueshëm për kujdesin tuaj shëndetësor. Kjo qendër përfaqëson një burim të sigurt dhe të përparuar për kujdesin shëndetësor në Kosovë, duke bërë diferencën në qëllimin për të ofruar një kujdes shëndetësor të shkëlqyer për të gjithë pacientët.
Misioni ynë është të ofrojmë shërbime të avancuara në çdo hap diagnostik, qoftë klinik qoftë laboratorik, duke mbështetur klinicistët në diagnozë dhe diagnozë diferenciale dhe etiologjike e cila është çelesi i mjekësisë moderne dhe për herë të parë sjell ekipi i specializuar e “Pinea Medical Center”. Ne ofrojmë shërbime diagnostifikuese laboratorike me aparaturat më të sofistikuara, metodat inovatore, interpretim mjekesor të metodës laboratorike. Ne ofrojmë konsultime personale dhe interpretojmë rezultatet tuaja, duke hulumtuar etiologjinë, risi të cilat i sjell për herë të parë në vend në laborator mjekësorë, biokimistja klinike- Dr.Luljeta Hetemi e specializuar jashtë vendit e që sjell një qasje komplet ndryshe të biokimisë mjekësore. Jemi të përkushtuar në edukim të pacientëve, që ju të vlerësoni rrezikun individual të sëmundjës që në stade të herëshme prandaj dhe sjellim mjekësi të personalizuar hap pas hapi.
Kjo na bën një nga shtytësit kryesorë të inovacionit diagnostik në Kosovë. Standardi, egzaktësia, besueshmëria, profesionalizmi, etika, inovacioni, e karakterizojnë ekipin e Pinea-s si partner i shëndetit tuaj.
Pinea ndodhet në rrugën Holger Petersen, prapa QKUK-së.
Kontaktoni në numrin:
048-185-185

Dr.Luljeta Hetemi– Specialiste e Biokimisë Klinike & CEO,
(Hulumtuse Shkencore e Çertifikuar nga Gliniera institute-USA),
Rrugetimin në fushën e Laboratorit e fillon në kooperim me laboratorin Paster Cerba për vite me radhë nga ku ka experienca në të gjitha fushat laboratorike mjekësore dhe diagnostike laboratorike.
Pastaj është punësuar në Gjermani në Salus GMBH Forenzische psychiatrie Klinik-Sachsen Anhalt, pastaj vazhdon specializimin për biokimi klinike jashtë vendit dhe kthehet që këto eksperienca ti aplikoj në vend pa shkëputur kooperimin me shtetin e Gjermanisë, ku për herë të parë ka sjellë laboratoret më prestigjozë për kooperim nga shteti i Gjermanisë siç është laboratori Synlab në Kosovë, kryesishtë në fushën e gjenetikës . Njëkohësishtë Dr.Hetemi ka përfunduar edhe shkollën 1 vjeçare si hulumutuese shkencore e çertifikuar në USA –Gliniera Institut pjesë e research Gate institut dhe Harward.
Dr. Luljeta Hetemi ka refuzuar punësimin në Kanada si research, po ashtu duke refuzuar qëndrimin në labore prestigjioze në Gjermani ku ka vendosur të sjell një experiencë tjeter në mjekësinë laboratorike në vend, si në interpretim mjekësor të metodes analitike, specifitetit dhe sensitivitetit diagnostikë, interpretim mjekësor të rezultateve laboratorike, po ashtu e vetmja biokimiste në vend dhe më gjërë e çertifikuar nga Microptic për validim të spermiogramit dhe fragmentimit të ADN-së spermatike, ka vendosur standardet më të larta në laboratorët mjekesore ISO15189 ku është e vetmja biokimiste e çertifikuar nga Eu si Menaxher i Cilësisë në laboratore mjekësore ku ka sjell një qasje komplet tjeter në Biokimi Klinike ashtu siç shkollimi jashtë vendit vërtetë bën diferencën!
Dr.Luljeta Hetemi ka të publikuara dhjetëra hulumtime shkencore në revistat më prestigjioze Europiane, Amerikane dhe Australiane në disa fusha të Mjekësisë, kryesisht në etiologjinë e Autizmit dhe diciplinat tjera mjekësore duke marrë për bazë gjithë këtë bagazh akademik veqohet si doktoreshë që eshte e vetmja në Ballkan që hulumton në diagnoze etiologjike të patologjive !
Kemi kënaqësinë ta kemi në “Pinea Medical Center”
Pinea ndodhet në rrugën Holger Petersen, prapa QKUK-së.
Kontaktoni në numrin:
048-185-185