09:20 / E Mërkurë, 17 Prill 2024 / G T

Po kthehet klubi me histori, Portsmouth-i pas 12 vjetëve rikthehet në Championship

Skuadra me histori në futbollin anglez, Portsmouth mbrëmë festoi futjen në Championship nga League One.

Portsmouth në 44 ndeshje gjatë këtij sezoni grumbulloi 94 pikë në pozitën e parë, duke siguruar rikthimin në Championship pas 12 vjetëve, shkruan Indeksonline

Skuadra angleze gjatë historisë ka fituar dy tituj të Premier League, dy tituj të FA Cup dhe një Superkupë të Anglisë.

Në vitin 2010 për shkak të shumë problemeve financiare, Portsmouthi kishte rënë nga Premier League dhe e nisi sezonin 2011/12 nga League Two./Indeksonline/