Po rikthehet seriali “O sa mire”, jepet lajmi i madh

Seriali i shumëpëlqyer nga audienca shqiptare, “O sa mire” do të nis sërish, kësaj radhe me një risi.
Për ata që duan të bëhen pjesë e audicionit të serialit, duhet të dërgojnë një video 1 minutëshe, ku duhet të tregoni talentin dhe aftësitë tuaja artistike.
Videon duhet ta dërgoni në këtë email: info@osamire.al.
Postimi i plotë:
“Po fillon, po fillon, po rikthehet Historia e vjetër me artistë të rinj.
A keni dëshirë të bëheni pjesë e Audicionit të Serialit “O sa Mirë” ?
Ju mirëpresim.
Jemi duke u bashkuar të gjitha trojet Shqiptare në një vend, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, besa edhe prej Diaspores.
E keni mundësin, e keni momentin të bëheni pjesë të ekipit ma te madh e më argëtues Artistik O Sa Mirë.
Mos harro! Prej 01.11.2023 e deri me 15.11.2023.
Për audicion
Dërgoni një video 1 min, tregoni talentin dhe aftësitë tuaja artistike…
Në këtë email:
info@osamire.al
Ti bën që dikush të qesh, ti je i ftuar tek O Sa Mirë.
Kjo s’është shkollë, kjo o diçka ma tepër..
O Sa Mirë me qene me Ju…”./Indeksonline/