Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentëshoferë për 3 muaj
Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore janar – mars të vitit 2024, 2mijë e 223 shoferëve u janë konfiskuar patentëshoferët.
Derisa 5mijë e 013 shoferëve u janë vendosur pikët negative.
Në njoftim thuhet se policia do të vazhdojë me aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e sigurisë në trafikun rrugor si edhe uljen e aksidenteve.
“Policia e Kosovës vazhdon me aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve. Gjatë periudhës kohore Janar – Mars 2024: 2,223 shoferëve, iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik. • 5,013 shoferëve, iu kanë vendosur pikë negative”, thuhet në njoftim.