75 Mall Live Search
19:02 / E Mërkurë, 30 Tetor 2024 / Z S

Policia në aksion, arrestohen dy persona lidhur me plantacionin e drogës në Klinë

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion pasditën e sotme.

Gjatë aksionit janë arrestuar dy përsona lidhur me kultivimin e drogës në Klinë të Pejës.

Indeksonline mëson se të arrestuarit në këtë aksion janë Gzim e Faik Gashi.

‘’Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë,  si rezultat i hetimeve intensive dhe  bashkëpunimit me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), kanë arritur të arrestojnë dy persona ë dyshuar, të cilët dyshohen në lidhje me kultivim të substancës narkotike që ishte kapur në një fshat të Klinës, në muajin gusht të këtij viti’’, thuhet fillimisht në njoftimin e PK-së.

Theksojmë se më 10 gusht të këtij viti, në një fshat të Klinës, lidhur me rastin që tashmë është koduar si “Mirusha”, ishin gjetur dhe asgjësuar mbi 900 bimë narkotike të llojit marihuanë.

Të gjitha veprimet e mëtejme lidhur me rastin dhe personat e dyshuar, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, thuhet më tutje në njoftimin e PK-së./Indeksonline/