75 Mall Live Search
14:27 / E Martë, 15 Korrik 2025 / L A

Premtimi i Perezit: I fituam 6 trofe të Championsit brenda 11 vjetësh, por duam më shumë

Real Madridi ka qenë pa dyshim klubi më i suksesshëm në dekadën e fundit duke fituar shumë trofe.

Por, presidenti i klubit, Florentino Perez nuk e ka ndërmend të ndalet,.

Kreu i klubit madrilen iu ka premtuar tifozëve “Los Blancos” se Reali s’do të ndalet së kërkuari trofe të tjerë.

“Ne i fituam 6 trofe të Ligës së kampionëve brenda 11 vjetëve.”

“Ne po e shijojmë njërën prej epokave më të suksesshme në histori të klubit. Ne kemi arritur shumë, por ne do të vazhdojmë të punojmë që t’i bëjmë tifozët tanë të lumtur.”

“Ne duam që cikli i sukseseve të vazhdojë. Real Madridi kërkon gjithmonë më shumë.”

Ndërkohë, Perer ka shtuar se përforcimet Huijsen, Trent, Carreras, Mastantuono dhe trajneri Xabi Alonso do ta bëjnë madrilen tonë më të mirë.

Reali e kaloi një sezon dëshpërues me trajnerin Carlo Ancelotti, por do të mundohet t’ju rikthehet sukseseve në edicionin 2025/26.