Prishtina e Re privon Ferizajin nga fitorja, barazon në fund
Ka përfunduar edhe ndeshja midis Ferizajit dhe Prishtinës së Re.
Edhe në këtë ndeshje u mbyll me barazim 1-1, me mysafirët që i mohuan fitoren Ferizajit.
Golat u realizuan nga Ruben Silva-Richards për Ferizajin si dhe Astrit Berisha për Prishtinën e Re.
Ferizaji, mbetet e 8-ta në Superligë me 33 pikë, ndërsa Prishtina e Re në fund të tabelës me 27 pikë./IndeksOnline/

