Pritjes po i vjen fundi, Spalleti konfirmon se Zhegrova do të startojë ndaj Pafosit
Pritjes po i vjen fundi për Edon Zhegrovën.
Kjo pasi që kosovari më në fund pritet që të startojë nga minuta e parë për Juventusin, në ndeshjen e nesërme ndaj Pafosit.
Këtë e konfirmoi vetë trajneri i tij, Luciano Spalleti në konferencën për shtyp.
“Diçka do të ndryshojë, Zhegrova do të startojë. Javën e kaluar ai mungoi në stërvitje. Nëse bëjmë teste, rezulton se nuk është në formë të plotë, dhe ky është një argument i dyfishtë. Ose i jep 20 minuta deri në gjysmë ore, ose e përdor për aq sa mundet. Këtë herë do të provoj këtë; djali po stërvitet mirë dhe e meriton. Problemi i vetëm është se testet na tregojnë këtë”, u shpreh Spalleti.
Ndeshja Juventus-Pafos, do të zhvillohet nesër në orën 21:00./IndeksOnline/

