75 Mall Live Search
08:37 / E Diele, 27 Korrik 2025 / L A

PSG arrin marrëveshje me bashkëlojtarin e Zhegrovës

Kampionët evropianë po mendojnë të bëjnë një goditje në këtë afat kalimtar.

Mosarritja e një marrëveshje me portierin, Gianluigi Donnarumma po bën drejtuesit e PSG-së të mos kenë durim, ku tashmë po kërkojnë alternativa të reja.

Dhe siç raporton Fabrizio Romano, PSG ka arritur marrëveshje personale me portierin e Lille, Lucas Chevalier.

Negociatat mes të dyja palëve po vazhdojnë, me Lille që kërkon shumën e 40 milionë eurove për portierin francezin.

Chevalier, po ashtu është bashkëlojtar i yllit të Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova.

Francezi në sezonin që lamë pas, bëri 48 paraqitje me Lille ku arriti të mbante 13 herë portën e paprekur si dhe ishte shpallur edhe portieri më i mirë i sezonit 2024/25 në Ligue 1./IndeksOnline/