75 Mall Live Search
13:56 / E Hënë, 23 Shtator 2024 / AR

Ramush Haradinaj e nderon Medën me medaljen “Me besim në zot, atdhe e shtet”

Ish-kryeministri dhe kryetari i Aleancës Kosova e Re, Ramush Haradinaj, e ka nderuar me medalje këngëtarin kosovar Mehedin Përgjegjaj-Meda.

“Pata kënaqësinë që sot ta nderoja me medaljen “Me besim në zot, atdhe e shtet”, ka shkruar Haradinaj ndër të tjerash.

Postimi i plotë:

“Meda, me zërin e tij të jashtëzakonshëm është bërë pjesë pothuaj e çdo familjeje shqiptare, por edhe me aktivitetin e tij humanitar dhe kontributin për çështje kombëtare. Pata kënaqësinë që sot ta nderoj me medaljen “Me besim në zot, atdhe e shtet””, shkroi Haradinaj në postimin e tij në Facebook./Indeksonline/