Reagon edhe Dafina Zeqiri: “Kur shteti nuk i merr seriozisht viktimat përfundimi do jetë i njëjtë”
Edhe këngëtarja e njohur kosovare, Dafina Zeqiri, ka reaguar pas vrasjes në Pejë, ku një grua u vra nga bashkëshorti i saj.
Me anë të një shkrimi në “Instastory”, Dafi shkroi se përderisa shteti nuk i merr seriozisht viktimat, përfundimi do jetë i njëjtë.
Gjithashtu shtoi se organet kompetente duhet të bëjnë zgjidhje për këto ngjarje që po ndodhin viteve të fundit./Indeksonline/