15:00 / E Enjte, 25 Prill 2024 / G T

Real Madrid-i udhëton në “Anoeta” pa dy lojtarët kryesorë

Lideri i La Ligës, Real Madridi, do të luajë si mysafir ndaj Real Sociedadit në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të

“Galaktikët”, kanë publikuar listën e tyre, ku mësohet se do të udhëtojnë pa dy yje, shkruan Indeksonline.

Bëhet fjalë për Jude Bellingham, i cili është i sëmurë, dhe Ferland Mendy i cili ka pasur dhimbje në këmbë.

Pjesa tjetër e skuadrës është e zakonshme, pa praninë e lojtarëve të rinj në listë dhe me Militao-n i thirrur edhe për një javë për të vazhduar me minutazhin.

Vetëm Courtois dhe Alaba, që kanë lëndime afatgjata, janë ende jashtë, edhe pse belgu do të rikthehet javën e ardhshme.

Real Madridi, do përballet me Real Sociedadin në “Anoeta” me “Galaktikët” që janë gjithmonë e më afër titullit./IndeksOnline/