Refuzoi të konsumojë narkotike dhe të kryej marrëdhënie seksuale, i dyshuari e godet me thike në kokë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Fushë Kosovë, pasi i njëjti kishte tentuar të joshë një person mashkull të konsumojë substanca narkotike dhe të kryejë marrëdhënie seksuale me të.
Viktima kishte refuzuar, por më pas i dyshuari e godet më thikë në kokë.
I njëjti është dërguar për tretmanë mjekësorë, ndërsa i dyshuari në mbajtje.
Ngjarja është cilësuar si “Vrasje e rëndë në tentativë”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të substancave narkotike, fillimisht e kishte joshur viktimën mashkull kosovar, që të konsumoj substancë narkotike, e pasi viktima kishte refuzuar të konsumoj , i dyshuari e kishte joshur (cytur) që të kryejnë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tij, dhe pasi edhe kësaj here viktima kishte refuzuar, i dyshuari me një thikë kuzhine, e kishte goditur viktimën në kokë , me ç’rast i shkakton lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar policia, raporton IndeksOnline.