12:02 / E Martë, 30 Prill 2024 / LB

Roberto në bisedime për të vazhduar me Barcelonën

Lajme të mira në këtë fund sezoni për “Katalanasit”.

Pasi që Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona, sipas gazetarit sportiv Romano edhe kapiteni i Barcelonës është në bisedime për të vazhduar kontratën.

Roberto, reagoi pas vendimit të Xavit për të qëndruar tha:

“Jemi shumë të lumtur me qëndrimin e Xavi. Me të dhe me këtë ekip, ne do të jemi në gjendje të konkurrojmë për çdo titull”.

Mbrojtësi spanjoll, është edhe produkt i akademisë së famshme të Barcelonës “La Masia” ku iu bashkua në vitin 2006 dhe bëri debutimin me skuadrën e parë në vitin 2010.

Roberto, po ashtu ka bërë 369 paraqitje me “Katalanasit”, ku arriti të fitojë 7 tituj të La Ligas, 2-herë Ligën e Kampionëve, 6 herë fitues i Kupës së Mbretit dhe 1 herë Kupën e Botës për Klube./IndeksOnline/