75 Mall Live Search
09:04 / E Martë, 07 Tetor 2025 / L A

Rodrygo: Duhet ta mposhtim Barçën në El Clásico, sido që të jetë

Anësori brazilian, Rodrygo ka qenë së fundi në një intervistë për “AS”.

Ndonëse nuk po kalon një kohë të mirë së fundi, pasi që ka humbur pozitën si startues në formacionin bazë të Realit, ai deklaroi se dëshiron të qëndrojë në skuadër.

“Për sa kohë që Real Madridi dëshiron, unë qëndroj në klub. Më pëlqen të jem në Real Madrid”, tha Rodrygo.

Më tej braziliani shprehu dëshirën që të marrë fitoren e parë në “El Clasico” këtë sezon pasi që do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”, njëjtë sikurse në tetorin e vitit të kaluar.

“Duhet ta mposhtim Barçën në El Clásico, sido që të jetë. Sezoni i kaluar kundër Barçës ishte i tmerrshëm. Kjo nuk mund të ndodhë përsëri. Jemi në shtëpi në Bernabéu — duhet të tregojmë se kush jemi”, shtoi braziliani.

Rodrygo, ka bërë këtë sezon vetëm 9 paraqitje me Realin, ku nuk ka arritur të shënojë ende ndonjë gol apo edhe ndonjë asist./IndeksOnline/