75 Mall Live Search
12:19 / E Martë, 10 Tetor 2023 / S Z

Rregullohet parkingu te “Ismail Qemali”, kërkohet bashkëpunim dhe kujdes nga banorët e lagjes

Katër ndërmarrje publike lokale po punojmë në rregullimin e parkingut të madh tek shkolla “Ismail Qemali”. Ndërmarrjet të cilat po rregullojnë parkingun janë  Prishtina Parking, Ndërmarrja Publike Banesore, Hortikultura dhe Pastrimi.

Në njoftimin e Prishtina Parking thuhet se për  mirëmbajtjen dhe pastërtinë e këtij parkingu në këtë lagje, nuk mjafton vetëm puna e këtyre ndërmarrjeve, por duhet bashkëpunim dhe kujdes nga të gjithë banorët e lagjës që jetojnë në këtë pjesë.

“Kjo lagje i ka mbi 230 njësi banesore, dhe për ta mirëmbajtur pastërtinë dhe rregullin në lagje, nuk mjafton puna e katër ndërmarrjeve por duhet bashkëpunim dhe kujdes nga të gjitha 230 njësitë banesore”, thuhet në njoftim.