75 Mall Live Search
20:34 / E Premte, 09 Gusht 2024 / FR

Rrëzohet aeroplani me 62 persona në Brazil, publikohen pamjet

Një aeroplan me 62 pasagjerë u rrëzua të premten në shtetin brazilian të São Paulo, raporton AP News .

Linja ajrore VoePass konfirmoi në një deklaratë se një aeroplan i drejtuar për në aeroportin ndërkombëtar Guarulhos të Sao Paulos u rrëzua me 58 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit në bord. Në deklaratë nuk thuhet se çfarë e shkaktoi aksidentin.

Autoritetet braziliane kanë konfirmuar se nuk ka asnjë të mbijetuar nga rrëzimi i avionit në Sao Paulo të Brazilit, sipas mediave vendase.

Pamjet e transmetuara nga TV GloboNews treguan një zonë të madhe në zjarr dhe tym që dukej të dilte nga aeroplani.