Sesko i lumtur pas fitores ndaj Sunderlandit: Të shënoj në “Old Trafford” ka qenë momenti që kam ëndërruar që fëmijë

Manchester United ka arritur t’i rikthehet fitoreve në Premierligë.
“Djajtë e Kuq”, mposhtën Sunderlandin e Granit Xhakës me rezultat 2-0, ku po synojnë të rilindin pas formës së tyre të dobët.
Njëri nga golashënuesit ishte slloveni Benjamin Sesko, i cili shënoi golin e tij të dytë me fanellën e Unitedit.
Slloveni, madje ishte shprehur i lumtur për këtë gol duke thënë se ishte ëndërr e tij të shënonte në “Old Trafford”.
“Të shënoj në Old Trafford ka qenë momenti që kam ëndërruar që fëmijë, atmosfera këtu është e pabesueshme. Jo vetëm pas golit, por edhe pas çdo ndërhyrjeje. Është një ëndërr e bërë realitet, jam i lumtur që fituam”, deklaroi Sesko.
Në tabelën e Premierligës, Manchester United gjendet në pozitën e 9-të me 10 pikë, një më pak se Sunderlandi që gjendet në pozitën e 7-të me 11 të tilla./IndeksOnline/