14:15 / E Martë, 16 Prill 2024 / LB

Shefi i Leverkusenit: Ndoshta një ditë Alonso, do drejtojë ndonjë nga skuadrat që e duan, por tani është i lumtur këtu!

CEO i Bayer Leverkusen, Fernando Carro ka dhënë një intervistë për mediet spanjolle, ku ka folur për të ardhmen e Xabi Alonso, trajnerit të momentit.

Ai deklaroi se shumë klube e kërkojnë Alonso-n, por shtoi se trajneri është i lumtur te Leverkusen.

“Shumë klube e duan, ndoshta një ditë ai do të mund të punojë për njërin prej tyre, veçanërisht te ato ku ka luajtur… Por tani është i lumtur këtu, prandaj qëndron”-deklaroi Carro. /Supersport