09:47 / E Hënë, 29 Prill 2024 / L K

Shifra alarmante, 8 raste të regjistruara për armëmbajtje pa leje gjatë 24-orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24-orëshin e fundit janë regjistruar tetë raste të armëmbajtjeve pa leje.

Dy raste janë regjistruar në Prishtinë, një në Podujevë, një në Fushë- Kosovë, dy raste janë regjistruar në Ferizaj dhe nga një rast në Shtime dhe Malishevë, përcjell IndeksOnline.

Prishtinë “Pas marrjes së informatës për të shtëna me armë zjarri, njësiti policor ka dalë në vend ngjarje ku ka gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja të armës së shkurtë. Është bërë kontrolli i një lokali dhe personave që ishin prezent, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar.”

Prishtinë “Njësia policore gjatë një pike kontrolli ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar një armë e zjarrit, një karikatorë si dhe 14 fishekë. Lidhur me rastin janë njoftuar institucionet përkatëse.  I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”

Fsh. Bërvenik, Podujevë  “Ankuesi mashkull  kosovar ka deklaruar se i dyshuari mashkull  kosovar ka shtënë me armë zjarri. Me vendim të prokurorit është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarit ku gjatë kontrollës janë gjetur dhe sekuestruar një karikatorë dhe 47 fishekë,  ndërsa në një objekt përcjellës të shtëpisë së të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe një karikatorë i zbrazët. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”

Fushë Kosovë “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull  kosovar, djali i tij e kishte fyer dhe më pas e kishte lënduar veten duke e goditur murin. I njëjti e kishte marr një armë të ftohtë (thikë) dhe kishte dalur nga shtëpia. I dyshuari është arrestuar, thika është konfiskuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”

Rr. Reçaku, Ferizaj “Është raportuar rasti lëndim i lehtë trupor ku pas një mos marrëveshje mes dy grupeve  të njëjtit ishin përfshirë në një rrahje dhe kishin pësuar lëndime trupore. Katër te dyshuar meshkuj kosovarë janë shoqëruar në stacionin policor dhe të njëjtit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuar ishin arratisur. Pas një rasti asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë në lokalin e njërit të dyshuar, njësia policore ka gjetur dhe arrestuar dy të dyshuarit të cilët ishin arratisur.  Gjatë kontrollit te njëri nga të dyshuarit  është gjetur një pistoletë dhe një fishek. Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy te dyshuarit janë dërguar në mbajtje”

Rr. Zenel Hajdini, Ferizaj “Me datën 28.04.2024 në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit  Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armës kundër të dyshuarit mashkull kosovar për shkak të dyshimit se i dyshuari atë armë e kishte përdorë në rast me datën 26.04.2024 për të cilin rast i dyshuari ka qenë në mbajtje.”

Rr. Kuvendi i Arbërit, Shtime “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte gjuajtur me armë zjarri dhe poashtu nuk posedon leje. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me 29 fishekë dhe dy gëzhoja të fishekëve të cilat janë gjet në vendin e ngjarjes. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Fsh. Bubavec, Malishevë “Njësia policore gjatë një kontrolli në dhomën e të dyshuarit mashkull  kosovar ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gas si dhe një karikatorë pa fishekë. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”