Shqipëria performon në natën e dytë gjysmëfinale të Eurovision 2026
Gjatë kësaj mbrëmje është hedhur shorti i gjysmëfinales së Eurovision 2026.
35 shtete marrin pjesë, me shtetet e mëdha si Italia, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe nikoqiri, Austria që sigurojnë direkt finalen.
Ndërsa Shqipëria, këtë vit do të performojë në natën e dytë gjysmëfinale, në pjesën e dytë të kësaj nate.
Këtë vit, Shqipëria përfaqësohet nga Alis me këngën “Nan”.
Këto janë shtetet që marrin pjesë në gjysmëfinale:

Kujtojmë se Eurovisioni 2026 mbahet në Vjenë të Austrisë, më 12, 14 dhe 16 maj të këtij viti./IndeksOnline/

