Shqipëria U-21 publikon listën për ndeshjet e nëntorit
Kombëtarja Shqiptare e grupmoshës U-21 ka publikuar listën për ndeshjet e nëntorit.
“Kuqezinjtë”, do të përballen ndaj Moldavisë dhe Ukrainës, në dy ndeshje miqësore.
Ajo çka është interesante është ftesa e mbrojtësit të Ballkanit, Diar Vokrri i cili u ftua për herë të parë.
Vokrri, ishte pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës U-21 madje edhe kishte luajtur për “Dardanët”, gjatë këtij viti.
Kjo është lista e plotë:

Kujtojmë se ndeshjet do të zhvillohen, më 13 nëntor fillimisht ndaj Moldavisë në Tiraspol dhe ndaj Ukrainës më 17 nëntor, në Elbasan./IndeksOnline/

