Shteti në dorën e bandave, kualifikohet në Botëror pas 52 vitesh
Haiti ka siguruar kualifikimin në Botëror për herë të parë pas 52 vitesh.
Fitorja e tyre ndaj Nikaraguas 2-0, ishte e mjaftueshme për të siguruar biletën direkte.
Por çka është interesante është se ky shtet është në një luftë civile.

Në fakt, stadiumi në Porto Principe ku luajti kjo kombëtare u vandalizua dhe u morën nga bandat.
Kjo është arsyeja pse Haiti duhej të luante të gjitha ndeshjet e saj në një terren neutral.
Dhe kështu, pikërisht në ditën që përkujton pavarësinë e saj, Haiti siguroi kualifikimin në Botëror pas 52 vitesh./IndeksOnline/

