Shtyhet afati për paraqitjen e provimit të Jurisprudencës

Është shtyer afati për paraqitjen e provimit të Jurisprudencës.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga ana e Ministrisë së Drejtësisë në rrjetin social në Facebook.
MD-ja ka bërë të ditur se aplikimi do të jetë i hapur deri më 27 tetor.
‘’Ministria e Drejtësisë njofton të gjithë kandidatët e interesuar që aplikojnë përmes platformës e-Kosova për Provimin e Jurisprudencës se vazhdon afati i aplikimit deri më 27 Tetor 2024’’, thuhet në njoftim.
Fillimisht MD-ja kishte njoftuar se do të pranojë aplikime vetëm deri më 24 tetor, por me vendimin e sotshëm e ka shtyrë afatin edhe për tri ditë./Indeksonline/