Takimi me Blerim Kuqin, flet Sami Lushtaku: Është ba zor edhe me qëndru me dikon

Sami Lushtaku dhe Blerim Kuqi janë parë bashkë dje së bashku në një kafene. Takimi lidhet me mundësinë e bërjes së koalicionit mes LDK-së e PDK-së në Suharekë.
Në një prononcim për Indeksonline, Lushtaku ka konfirmuar takimin por ka thënë se arsyeja e takimit nuk ka bëjë me procesin zgjedhor por vetëm takim midis miqve.
‘’Për besë jemi takuar me një vend në Prishtinë rastësisht, e kemi pirë një kafe, jemi miq që një kohë të gjatë, bile as që kemi diskutuar për çështje politike, tash u bo pak edhe zor me qëndru më dikon, por kjo është puna e gazetarëve që ju keni drejt me pyet dhe asgjë nuk prish ndonjë punë, por e vërteta është kjo’’, ka thënë Lushtaku për Indeksonline.
Lushtaku thotë se për çështjen e koalicioneve e bashkëpunimeve nuk flet ai por kryetari i paritsë.
‘’Ndoshta kemi qëndru jo ma shumë se 10 minuta ndoshta edhe ma pak, për çështjen e koalicioneve e bashkëpunimeve është kryetari i partisë, unë as që diskutojë, po kemi problem edhe me pi kafe me ndonjë shokë a mik për shkakl të disa propagandave që po bëhen’’, thotë Lushtaku për Indeksonline.