Të rinjtë e Realit bëjnë atë që të mëdhenjë nuk e bënë, shpallen kampionë të Evropës
Real Madridi është shpallur kampion i Evropës.
Bëhet fjalë për “UEFA Youth League”, të cilët arritën që të mposhtin Club Brugge në finale pas gjuajtjeve të penalltive.
Rezultati i rregullt i ndeshjes ishte 1-1, me golat e Ortegas dhe Lund-Jensen.
Për “Los Blancos”, është trofeu i dytë në këtë garë të cilët e kishin fituar edhe në vitin 2020./IndeksOnline/

