75 Mall Live Search
09:40 / E Martë, 17 Tetor 2023 / AR

Theu rregullat, Madonna mund të gjobitet me 300 mijë funte

Pasi përfundoi përformanca e Madonna-s me sukses, ajo mund të përballet me një gjë të pakëndshme.

Mbretëresha e popit doli vonë në skenë dhe iu desh të ndërpriste performancën e saj për shkak të problemeve teknike, transmeton Indeksonline.

Si rezultat i kësaj, paraqitja vazhdoi për një kohë edhe më të gjatë sesa që është e lejuar.

Rregulla në O2 Arena është që artistët nuk lejohet të përformojnë më shumë se në ora 22:30, por Madonna e ‘injoroi’ këtë pjesë dhe këndoi deri në ora 23:00.

Për këtë veprim, mund të gjobitet me 300 mijë funte./Indeksonline/