Tottenhami i rikthehet fitoreve, fiton ndaj Leedsit

Tottenhami ka arritur t’i rikthehet fitoreve në Premierligë.
Ata arritën të mposhtin Leeds United në “Elland Road”, me rezultat 1-2.
Golin për Leeds realizoi Noah Okafor në minutën e 34-të si dhe Mathys Tel dhe Kudus, në minutat e 23-të dhe 57-të.
Me këtë fitore Tottenhami ngjitet në pozitën e dytë me 14 pikë, ndërsa Leeds në pozitën e 12-të me 8 pikë./IndeksOnline/