75 Mall Live Search
11:24 / E Hënë, 22 Prill 2024 / L K

Trajneri i ri i Rrahmanit dhe Napolit, 2 emra të befasishëm janë në garë

Napoli po vazhdon të punojë që tani për trajnerin e ri të skuadrës. De Laurentisi ka ndryshuar mendje dhe ka tani dy emra të ri favoritë.

Stefano Pioli , 58 vjeç, një trajner që tashmë ka fituar një kampionat me Milanin dhe që është pranë shkarkimit nga skuadra aktuale është trajneri favorit për të marrë drejtimin e Napolit.

Në rast se nuk do të ketë marrëveshje, De Laurentisi e ka planin B, Gian Piero Gasperinin e Atalantës.

Nuk përjashtohet mundësia edhe e Antonio Contes që pëlqehet gjithmonë nga presidenti napolitan./Indeksonline/