Trendi i ri i modës mban emrin e dizajnerit kosovar, Uron Esati

Tashmë femrat do të kenë një adresë ku mund të bëjnë përzgjedhjen të ëndrrave.
Dizajneri Uron Esati është duke shkruar rrugës së inovacionit në modë, duke bërë kështu dizajne dhe stilime unike.

Ai po vjen me një brend të ri të fustaneve që mban vulën e emrit të tij, Uron Essati.
Lokali së shpejti do të hapet në Prishtinë dhe interesimi i klientëve është shumë i madh.
Në përkujdesjen e tij tash e sa vite është këngëtarja kosovare Morena Taraku, me të cilën ka një raport të shkëlqyeshëm duke bërë një dyshe të përsosur. Poashtu në përkujdesje të tij ka qenë Fifi, si edhe emra të tjerë me famë botërore./Indeksonline/

