75 Mall Live Search
16:31 / E Premte, 30 Gusht 2024 / FR

U ftua nga Franco Foda për ndeshjet e shtatorit, ja kush e bindi Eliot Bujupin të luaj për Kosovën

Selektori i Kosovës, Franco Foda e ka publikuar listën për ndeshjet e muajit shtator.

Në listë janë disa emra të rinj, në mesin e tyre edhe sulmuesi Eliot Bujupi, shkruan IndeksOnline.

18-vjeçari i cili luan për skuadrën e Stuttgartit do ta vesh për herë të parë fanellen e Kosovës.

Madje për të përfaqësuar “Dardanët” ka refuzar edhe komnëtaren e Gjermanisë.

Trajneri i Kosovës U19, Adil Maliqi ka treguar takimet që kishte me Eliot Bujupin duke e ftuar të luaj për vendlindjen e tij.

“Ishte në prill të vitit 2023 kur pata kontaktin e parë me këtë djalë të artë.

Unë i tregova se kush jam dhe çfarë bëj. I thashë se po kërkoja më të mirët për të përfaqësuar Republikën tonë. I thashë se isha lodhur duke parë kualifikimin e kombeve të tjera në Evropë dhe Botëror përmes djemve tanë. Ai më tha: “Trajner, ke absolutisht të drejtë.”

Bëmë një takim ku unë erdha ta shikoja në lojën e tij, që ishte kundër Borussia Dortmund-it dhe ata fituan 2-1. Pas ndeshjes dolëm për të ngrënë dhe patëm një bisedë shumë të mirë, intensive. Djali më dha dorën dhe premtoi se në të ardhmen do të luante për atdheun e tij. Eliot shënoi 5 gola në gjashtë ndeshje për kombëtaren U-19, një bilanc shumë i mirë për të. Eliot ishte pjesë e kombëtares gjermane që më pas fitoi Kupën e Botës, por ai refuzoi një ftesë nga DFB gjatë kohës sa ishte nën drejtimin tim.

Do të doja të theksoja një lojtar të madh që nuk pranoi kurrë ftesën e DFB-së dhe donte të provonte veten. Thjesht mrekulli! Është e rrallë të gjesh një djalë të moshës së tij që është kaq i bindur dhe kaq i pjekur. Që nga janari 2024, Eliot ka shënuar 22 gola dhe ka bërë 12 asistime në Bundesligën U-19. Një karakter i madh, lojtar i jashtëzakonshëm, me të dyja këmbët në tokë, shumë i përulur dhe tepër i aftë për të mësuar. Për mua, Eliot është një nga tre sulmuesit më të mirë në Evropë për moshën e tij.

Të uroj shumë suksese me gjithë zemër, sepse e meriton më shumë se kushdo. Ti je hapësja e derës, pas teje do të vijnë të tjerë! Urime, Dardania”, ka shkruar Maliqi./IndeksOnline/