U godit mbrëmë nga motoçikleta në Prishtinë, vdes në QKUK gruaja 68-vjeçe (foto)

Mbrëmë në lagjen ‘Emshir’ në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda trupore.
Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një motoçikletë.
Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e cila nuk ka arritur të përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë.
Vdekjen e viktimës N.L, femër, 68-vjeçe, e ka konfirmuar sot rreth orës 07:30, ekipi mjekësor në QKUK.
Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi i motoçikletës është në kërkim nga ana e policisë./IndeksOnline/

