75 Mall Live Search
15:29 / E Mërkurë, 30 Korrik 2025 / L A

U shpall “Lojtari i ndeshjes”, Wirtz fiton 1 milion jen japonez për këtë çmim

Liverpooli zhvilloi ndeshjen parasezonale ndaj skuadrës japoneze, Yokohama Marinos.

Dhe kampionët anglez, nuk dëshpëruan pasi që fituan me rezultat 1-3 në Japoni.

Ylli gjerman, Florian Wirtz ishte shpallur lojtari i ndeshjes pasi shënoi edhe golin e tij të parë me fanellën e kuqe.

Ëirtz, po ashtu ishte shpërblyer me 1 milionë jen japonezë nga organizatorët e këtij eventi, që në euro i bie përafërsisht 6 mijë euro.

Liverpooli, gjatë ditëve në vazhdim pritet të zhvillojë ndeshje miqësore ndaj skuadrës spanjolle, Athletic Bilbao./IndeksOnline/