23:19 / E Hënë, 22 Prill 2024 / FR

U shpallën kampion në derbi, Lautaro Martinez: Gjithë stadiumi është yni!

Interi ia doli të fitonte në derbi me rezultatin 2-1 duke siguruar kështu matematikisht titullin e 20-të kampion në histori të klubit. Pas kësaj sfide, foli kapiteni i zikaltërve, Lautaro Martinez.

Argjentinasi u shpreh mes emocioneve duke thënë se stadiumi “San Siro” është i Interit, duke treguar ndër të tjera se kujt ia dedikon këtë titull.

“Tani më vjen të qaj, kemi punuar dhe vuajtur shumë, e kemi merituar këtë gëzim. Ndeshjen ua dedikoj fëmijëve të mi, familjes sime dhe gjithë tifozëve. Në futboll mund të fitosh dhe të humbësh, por sigurisht që ka shumë lumturi sonte. U thashë djemve se ishim në një situatë që nuk kishte ndodhur më parë, duhej të përfitonim nga kjo mundësi sepse tani i gjithë stadiumi është i yni”, është shprehur Martinez.