75 Mall Live Search
11:53 / E Diele, 07 Shtator 2025 / L A

UEFA i beson gjyqtarëve kosovarë ndeshjen kualifikuese për Evropianin U-21

Gjyqtarët kosovarë që disa vite po kanë mundësinë që të dëshmojnë veten në arenën ndërkombëtare

UEFA, ka vendosur që t’i besoj ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Evropian U-21, gjyqtari të njohur, Genc Nuzës

Nuza, së bashku me ekipin e tij të gjyqtarëve do të gjykojnë ndeshjen kualifikuese mes Maqedonisë së Veriut dhe Italisë, e vlefshme kjo për Evropianin U-21 që do të zhvillohet pas 2 vitesh në Shqipëri dhe Serbi.

Ai do të jetë përkrah asistentëve Fatlum Berisha, Hekuran Osmani dhe Mentor Ajeti.

Ndeshja kualifikuese midis Maqedonisë së Veriut dhe Italisë, do të zhvillohet nesër në stadiumin “Petar Milloshevski” të Manastirit./IndeksOnline/