13:57 / E Premte, 19 Prill 2024 / L K

UEFA-ja zbulon golin e javës në Ligën e Kampionëve

Gjatë kësaj jave kemi pasur ndeshjet e kthimit në fazën e qerek-finales në Ligën e Kampionëve ku nuk munguan surprizat.

Goli i shënuar nga mbrojtësi i krahut Ian Maatsen, ndaj Atletico Madridit u shpall goli i javës, shkruan IndeksOnline.

Të martën u zhvilluan ndeshjet ku Dortmundi mposhti Atletico Madridin 4-2 dhe PSG-ja Barcelonën 4-1 duke i përmbysur rezultatet e ndeshjes së parë.

Ndërsa Real Madridi iu hakmor kampionëve aktual të Evropës, duke i eliminuar me anë të penalltive dhe Bayerni mposhti në shtëpi Arsenalin me rezultat 1-0./IndeksOnline/