75 Mall Live Search
19:14 / E Martë, 06 Janar 2026 / L A

Unitedi në bisedime zyrtare me Solskjaerin

Manchester Unitedi ka mbetur pa trajner.

Kjo pasi që dje e shkarkuan Ruben Amorimin, nga kjo pozitë, duke e hapur rrugën për një zëvëndësim.

Mirëpo gjatë ditës së sotme, “Djajtë e kuq” kanë nisur bisedime zyrtare me legjendën dhe njëkohësisht ish-trajnerin e skuadrës, Ole Gunnar Solskjaer.

Norvegjezi, madje i ka thënë “PO” edhe ribashkimit me skuadrën duke pranuar çdo propozim.

Solskjaer kishte qenë edhe më parë trajner i Unitedit, në periudhën 2018-2021 ku kishte arritur finalen e Europa League dhe vendin e 2-të në Premierligë./IndeksOnline/