75 Mall Live Search
21:30 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2024 / AR

Vajza e Kim-it, artistja më e re në Top 50 të Spotify

Bashkëpunimi i North West debutues në albumin e Kanye West (aka Ye) “Vultures 1” i ka sjellë një sukses të jashtëzakonshëm. Ajo është ngjitur në Top 50 Global Chart të Spotify, duke u bërë artistja më e re që ka bërë një arritje të tillë.

Kënga, “Talking/Once Again”, e paraqitur në albumin e reperit ka luajtur një rol në suksesin e saj duke e çuar atë në krye të top-listave të Spotify. Ye ndau lajmin emocionues në Reddit: “North West, vetëm 10 vjeç, është bërë artistja më i ri ndonjëherë që ka hyrë në Top 50 Global Chart të Spotify”.