75 Mall Live Search
08:51 / E Mërkurë, 17 Shtator 2025 / L A

Vazhdon Liga e Kampionëve, këto janë ndeshjet e radhës

Vazhdojnë edhe sot emocionet e garës më të rëndësishme në kontinent.

Gara e Ligës së Kampionëve rikthehet me ndeshje interesante përsëri, pas një fillimi të zjarrtë mbrëmë.

Sonte priten të zhvillohen fillimisht ndeshjes si Olympiacos-Pafos dhe Slavia Praga-Bodo/Glimt, që fillojnë në 18:45.

Ndërsa vëmendja do të jetë në mbrëmje me 4 ndeshje spektakolare si Ajax-Inter, Bayern-Chelsea, Liverpool-Atletico Madrid dhe PSG-Atalanta, ku do të zhvillohen në orën 21:00./IndeksOnline/